×
  • Lajme
  • Lajme

    “Meme” me dramën për zgjedhjen e Presidentit, Xhavit Haliti kryepersonazh

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 16:29

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është bërë shumë i nevojshëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Guxo, në synimin e tyre për ta bërë sot Vjosa Osmanin presidente të Kosovës.


    Atij po i kërkohet që të vijë nga Pogradeci i Shqipërisë në Kosovë dhe të votojë “Për pikë t’qefit” për Vjosa Osmanin, ashtu siç bëri me votën për Gluak Konjufcën për kryeparlamentar.

    Për t’i bërë 80 vota në kuti për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, ministrja e Drejtësisë nga LVV, Albulena Haxhiu, e ftoi deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, që të vinte dhe të votonte, ashtu siç ky i fundit paraprakisht tha se do ta bënte, por që s’ishte në Prishtinë. Ndërsa kjo situatë është bërë komike me parodi e meme që po i bëhen gjithë kësaj që po ndodh, raporton Express.

    Derisa kryeministri Albin Kurti do ta mirëpriste Halitin sot në Kuvend, disa qytetarë kanë krijuar “meme”, duke e lidhur këtë me mbërritjen e Isa Boletinit në Vlorë më 28 nëntor 1912, kur Shqipëria e shpallte pavarësinë.

    “Mire se na erdhe Xhavit, qofsh kembë mbarë”.

    “E paçim përjetë Presidenten”.

    Në një tjetër rast, është kthyer në vëmendje një rast komik kur ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ndalej nga një mbështetës, i cili e pyeste, “Ku je kanë ma herët”. Kjo situatë është rivendosur në dy karaktere tjera, Albin Kurtin dhe Xhavit Halitin.

    Për të bërë shaka me tërë këtë situatë, është përdorur edhe një fotografi nga momenti i kavafytjes në Kuvend ndërmjet Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së Arben Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!