×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi-Kurtit: Shteti nuk mund të trajtohet si video-lojë

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 12:46

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti duhet ta dijë si mandatar se jeta institucionale nuk është video lojë dhe lojërat me video nuk i kryejn punët të cilat i presin qytetarët e Kosovës.


    “Kërkesa jonë prej 6 tetorit në mbrëmje ka qenë që ata që kanë kërkuar dhe kanë mar mandat, sa më herët dhe sa më shpejt ti kryejnë obligimet e tyre por kjo nuk ka ndodhur. Albin Kurti si mandatar duhet ta dijë se jeta institucionale nuk është video lojë dhe lojërat me video nuk i kryejn punët të cilat i presin qytetarët e Kosovës. Nga sot kur do ta marr mandatin zyrtarisht, ne ia kujtojmë se ajo nuk është përgjegjësi vetëm me marr një letër por është përgjegjësi me i formu institucionet. Barra e përgjegjësisë për këtë bllokadë i bie atij si mandatar”, tha Krasniqi s mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Ai tha se Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë përgjegjës për vonesat dhe bllokadat që po ndodhin në Kosovë që nga 6 tetori.

    “Kanë kaluar 106 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kanë kaluar më shumë ditë prej certifikimit të rezultatit zgjedhor sesa prej zgjedhjeve deri në certifikim dhe ne sot nuk kemi as qeveri e as institucione të certifikuara”, tha Krasniqi.

    Zyrtari i lartē i PDK-sē foli edhe për mbledhjen e Kryesisë në të cilën ende nuk është e ditur se kush e përfaqëson shumicën parlamentare.

    “Fatkeqësisht kanë kaluar më shumë se 1 muaj prej formimit të Kuvendit dhe ende nuk është mbajtur asnjë seancë apo trajtuar ndonjë projektligj në interes të qytetarëve. Edhe kjo mbledhje që e mbajtëm ishte e imponuarr nga miqtë tanë të organizatave ndërkombëtare ku Kosova është anëtare. Këtu vetëm një gjë po dihet sigurt, përfaqësues të opozitës jemi ne PDK-ja. Ndërsa për pozitë ende nuk dihet sepse nuk ka ende shumicë parlamentare formalisht”, tha Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!