×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Memli Krasniqi e pret në zyrë Hovenierin, e njofton pse PDK-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 15:13

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e Grupit Parlamentar të PDK-së, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Krasniqi tha se me ambasadorin  Hovenier, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, konkretisht për kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme në vend.

    “Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.

    Ambasadori Hovenier gjatë ditës është takuar edhe me presidenten Osmani në takimin e përjavshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!