×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Është vështirë me gjet fjalë që ta klasifikoj mentalitetin hezitues të ikjes së përgjegjësisë

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 11:32

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot gjatë fjalimit të tij në seancë, se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është qëndrim i frikshëm për të.


    “Është vështirë me gjet fjalë që ta klasifikoj mentalitetin hezitues të ikjes së përgjegjësisë. Qëndrimi i tyre është më shumë i frikshëm se i turpshëm. Për mua është i frikshëm qëndrimi i LDK’së dhe VV’së, duke mos guxuar të marrin përgjegjësi për si deputet, për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb” tha Krasniqi.

    Ai i akuzoi dy partitë opozitare, se të gjithë këtë po e bëjnë për ta rrëzuar pushtetin, ndërsa nuk i intereson për zbardhjen e krimeve serbe.

    “Verbërimi i këtyre njerëzve është nga etja për pushtet” shtoi ai.

    Madje Krasniqi akuzoi se opozita ia ka marrë anën atyre që tani e 20 vjet e kanë mohuar gjenocidin serb në Kosovë.

    Krasniqi tutje shtoi se pavarsisht  hezitimit të partive opozitare për mos formimin e Tribunalit Special ai tha se kjo iniciativë nuk duhet me u ndal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!