Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konventën e dhjetë me radhë, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie.
Kandidaturën për kreun e PDK-së e ka shpallur vetëm nënkryetari i deritashëm, Memli Krasniqi.
Para nisjes së Konventës, para mediave, Krasniqi ka thënë se kjo është përgjegjësia e tij më e madhe që e ka marrë në jetë, shkruan Reporteri.net.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë, është një ditë shumë e madhe për mua. Nuk e kam pritë këtë ditë, por në kontekstin në të cilin gjendemi është dashur ta marr përsipër këtë përgjegjësi.
Është përgjegjësia më e madhe që kam marrë deri më tani”, u shpreh ai për T7.
Në Konventën e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të marrin pjesë 794 delegatë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.