Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi e ka pyetur ministrin Arben Vitia se pse ai me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën e Xhelal Sfeçlën morën vendim dhe i dhanë leje Beogradit të dërgoj qindra personel shëndetësor për serbët e Kosovës dhe pse Qeveria e Kosovës nuk e zbatoi reciprocitetin për të dërguar mjekë nga Kosova në Luginë të Preshevës për tu dalë në ndihmë shqiptarëve atje.
Krasniqi thotë se me lejen e tyre kanë hyrë në Kosovë 300 zyrtarë serbë pa u verifikuar nëse të gjithë janë punëtorë shëndetësorë.
“Rreth 300 zyrtarë serbë kanë hyrë në Kosovë me lejen tuaj. Madje, pa u verifikuar nëse janë të gjithë vërtet vetëm punëtorë shëndetësorë. Kjo përbën rrezikimin më të madh të sigurisë në Republikën e Kosovës, së paku që nga shpallja e pavarësisë. Çka i thonë kësaj, përveç dorëzim dhe kapitullim? Si nuk kërkuat, së paku, që edhe Kosova të dërgojë mjekë e infermierë në Luginën e Preshevës? A nuk është ky reciprocitet? Pse nuk menduat për shqiptarët e Luginës, të cilët as në kohë të pandemisë nuk e kanë kujdesin e duhur nga institucionet e atjeshme?”, ka shkruar Krasniqi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.