Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që sot në Kuvend të diskutohet për Telekomin e Kosovës, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile.
Memli Krasniqi deputet nga PDK thumboi paksa VV-në duke thënë se kjo parti sa ishte në pushtet kishte harruar se ekziston mbiemrin Debolli në vend.
“VV ka harruar që ekziston mbiemri Devolli në Kosovë, sa ka qenë Kurti kryeministër, VV s’ka pasur interesim”, tha Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë së Z-Mobile, vendim i cili rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.