×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi konfirmon vizitat në Bruksel e Uashington: Situata aktuale në Kosovë do të jetë tema e diskutimeve

    Reporteri
    13 Nëntor 2022 | 16:13

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Uashington.

    Krasniqi përmes një postimi në Facebook shkruan se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara do të jenë tema të diskutimit në këto dy vizita, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i tij:

    “Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

    Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne! ??????“

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!