Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është pritur sot nga bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza jo vetëm në Kosovë, por gjithandej nëpër mërgatë, Bedri Hamza po pritet krahëhapur dhe me zemrat plot.
Ai përmes një postimi në Facebook, shton se mbështetja e madhe që Hamza po merr nga diaspora, është mobilizimi për të cilin Kosova ka nevojë sot që më 9 shkurt të hap një epokë të re drejt një të ardhmeje më të mirë.
Postimi i tij:
Jo vetëm në Kosovë, por gjithandej nëpër mërgatë, Bedri Hamza po pritet krahëhapur dhe me zemrat plot.
Pas mbështetjes së madhe në Padua të Italisë, dje, në Mynih, rreth 250 studentë shqiptarë të universiteteve më të mira në Gjermani dhe qindra mërgimtarë të tjerë iu bashkuan ekipit të Bedriut për zhvillimin e Kosovës.
Ndërkaq sot, mbi dy mijë bashkatdhetarë në Shtutgart zotuan mbështetjen e tyre për Bedri Hamzën Kryeministër dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë ma të mirë.
Ky është mobilizimi për të cilin Kosova ka nevojë sot – që më 9 shkurt të hap një epokë të re drejt një të ardhmeje më të mirë.
Faleminderit Mërgatë! 🙌
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.