×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Mbi 107 mijë njerëz e lëshuan Kosovën gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 13:44

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po flitet për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti, tha se Kosova po shpopullohet si pasojë e e largimit të qytetarëve nga vendi.

    Krasniqi tha se nga Kosova largohen mesatarisht 147 persona në ditë, e 1 mijë në javë, ndërsa siç tha ai, numri i të larguarve në dy vite qeverisje të Kurtit është 107 mijë e 310 qytetarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kreu i PDK-së thotë se ky është treguesi më i mirë se sa të kënaqur janë qytetarët me qeverisjen e Albin Kurtit në këto dy vite.

    “Mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për një jetë më të mirë, mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107 mijë e 310 qytetarë ikën nga Kosova, jo si turistë por si mërgimtarë që humbën shpresën në perspektivën që mundet me e ofru shteti ynë. Nga çdo kategori sociale. Vendi ynë po shpopullohet dhe familja jonë po zvogëlohet. Ky migrim i paprecedent tregon se sa të kënaqur janë njerëzit me qeverisjen tane”, u shpreh Krasniqi në seancën e Kuvendit.

    Seanca është duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!