Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e shtabeve të PDK-së në këtë zonë dhe anembanë Kosovës.
“Jam i frymëzuar nga organizimi dhe përkushtimi i çdo shtabi të PDK-së anembanë Kosovës. Energjia, bashkimi dhe angazhimi juaj janë garanci për një të ardhme më të mirë!” – tha kryetari Krasniqi.
Takimi u karakterizua nga një frymë e jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe uniteti, duke konfirmuar angazhimin e PDK-së për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Kryetari Krasniqi u shpreh mirënjohës për punën dhe përkushtimin e secilit aktivist dhe anëtar të PDK-së, duke theksuar se çdo hap drejt zgjedhjeve të ardhshme është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.