×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi për Kolë Berishën: Pjesën më të madhe të jetës ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 14:31

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berishës.


    Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shpreh mirënjohje e respekt për punën e të ndjerit, i cili pjesën më të madhe ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

    Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!

    Kolë Berisha ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!