Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Krasniqi ka thënë se kjo datë ka shënuar një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.
“Ky isht një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Mirarimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.
Ky isht një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik.
Nderim i përjetshëm për delegatët e Kaçanikut dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në jetësimin e Republikës së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.