×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi për Sunny Hill: Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 20:51
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Fotografi nga arkivi.

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është e pabesueshme se si Qeveria po e përzë nga Prishtina festivalin “Sunny Hill”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krasniqi ka thënë se Vetëvendosja dhe Albin Kurti ia mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vend.

    “Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival. Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë. Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!”, ka shkruar Krasniqi./Reporteri.net

    Postimi i tij i plotë:

    Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë.

    Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë.

    Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!