Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kolegë ka takuar strukturat e Degës në Vushtrri.
Krasniqi, në faqen e tij në Facebook, ka thënë se këtij qyteti Ferit Idrizi ka nisur t’i jap vëmendjen që meriton, përkundër mungesës së mbështetjes nga niveli Qëndror.
“Megjithatë, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri, tejkalojnë kufijtë lokal. Sot, e gjitha Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, pa projekte zhvillimore e asnjë ide për të ardhmen. Prandaj, sot është rritur edhe urgjenca e veprimit, kur ambasadat janë plotë aplikime, pushteti plotë me skandale, izolimi i pathyeshëm, ekonomia pa perspektivë, çmimet në rritje e energjia e keqmenaxhuar“, ka shkruar Krasniqi.
Më tej, ai ka thënë se për këtë arsye, në diskutim me strukturat e PDK-së biseduan për më shumë angazhim politik e qytetar.
“Ky është vetëm fillimi i një maratone, ku në synimin për të ndihmuar shtetin dhe qytetarët, ne do të japim gjithçka nga vetja”, ka deklaruar Krasniqi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.