Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e ditës së FSK-së, ka uruar të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe strukturat drejtuese të ushtrisë sonë, për integritetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të qenë në shërbim të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në Kosovë dhe jashtë saj.
Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës.
“Me rastin e shënimit të Ditës së FSK-së, uroj të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe strukturat drejtuese të ushtrisë sonë, për integritetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të qenë në shërbim të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në Kosovë dhe jashtë saj.
Ngritja e mëtejmë e FSK-së në një forcë ushtarake profesionale e në partneritet me aleatët tanë, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.
Qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës.”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.