×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Veselit: Mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj Kadriun

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 12:41

    Ka vdekur në moshën 93-vjeçare Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Me këtë rast, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime duke thënë se nëna Ajshe ka qenë një grua e fortë e bujare.

    “Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Krasniqi ka shtuar se ai dhe PDK-ja sot i bashkohen dhembjes së familjes Veseli.

    “Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shtuar ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!