×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: UÇK është e pastër dhe e paprekshme

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 23:36

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së Besnik Bislimit për hapjen e arkivave të UÇKë-së.


    Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi me stemën e UÇK-së, derisa ka shkruar se ajo është e shenjtë dhe e paprekshme, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Postimi i plotë:

    E shenjtë, e pastër, e përhershme, e paprekshme!

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

    Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është interpretuar nga Bashkimi Evropian si shkelje nga ana e palës kosovare.

    ““Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!