Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij të 57-të derisa po gjykohet në Hagë.
Krasniqi tha se Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës “dinjitet dhe krenari”, ndërsa tha se në Hagë po qëndron “padrejtësisht i mbyllur”.
“Urime ditëlindjen, President! Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij. Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik. Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë”.
Krasniqi shkroi se po e presin krahëhapur kthimin e tij nga Haga.
“Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”.