×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 10:51

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me rastin e ditëlindjen së tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi uron që me Veselin të ritakohen së shpejti, në Prishtinë.

    “Urime ditëlindjen, Kryetar! Roli i çlirimtarëve është i shkruar me sakrificë dhe shkronja të arta në historinë tonë. Nuk ka rrethanë që e ndryshon këtë – as vendi, as koha, as distanca. Me besim në fitoren e drejtësisë dhe të vërtetës – pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë!”, ka shkruar Krasniqi.

    Kadri Veseli bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim të Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!