Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama “në vjeshtë duhet të gjejë një punë tjetër”, shkruan Reporteri.net.
Sipas Halimit kjo deklaratë e Kurtit është “mendësi shpelle”.
Ajo ka thënë se “në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme”.
“Është koha që qytetarët të kuptojnë se përparimi nuk vjen vetë. Përparimi kërkon që secili të marrë përgjegjësi, të mos pranojë më bllokimin si normalitet dhe të mos e lërë më kryeqytetin peng të atyre që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkatërrojnë”, shkruan ajo mes tjerash në një postim në Facebook.
/Reporteri.net/
Vendosja e një gurthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, paraditen e së hënës bëri bashkë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Krahas kësaj detyre, Kurti dhe Rama patën përplasje kur u deklaruan për media, lidhur me buxhetin e komunës.
Kur Rama përmendi bashkëpunimin në të ardhmen me Kurtin për “projektet e mëdha”, Kryeministri në detyrë, ia ktheu se investimet madhore kërkojnë planifike tjera e diçka e tillë është plan shumëvjeçar, e që siç tha ai mund të bëhet me dikë tjetër.
Madje ai shkoi tutje duke thënë se “kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, referuar se në zgjedhjet komunale, ai s’do të drejtojë më Prishtinën.
Kjo deklaratë e Kurtit, bëri që të ketë reagime nga LDK-ja, duke e quajtur atë të papjekur e me mendësi shpellare.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se me këtë deklaratë të Kurtit sot është kuptuar që ai është sikur një fëmijë ngucakeq, vetëm pse ka kërkuar zhbllokimin e projekteve në kryeqytet. Për të, Kurti këtë inat fëmijëror e ka pasur gjithë jetën, e do vazhdoj ta ketë.
“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë. Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
E për një deputet tjetër, VV-ja kështu pati deklaruar edhe katër vite më parë, por ai që gjeti punë tjetër ishte Arben Vitia.
Kështu deklaroi përmes një postimi në Facebook, deputeti i kësaj partie, Paris Guri.
Në anën tjetër, Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi deklaratat e tilla janë mendësi shpellare.
Sipas saj, Rama po kërkon të mos lihet Prishtina peng e atyre që veç dinë të shkatërrojnë vendin.
Në deklaratat e tij, Kurtit i doli në mbrojtje ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Murati duke sulmuar LDK-në, mbrojti shefin e tij duke thënë se ankesën për zhbllokim duhet Rama ta bëjë tek partia ku bën pjesë, duke e lidhur buxhetin e komunës me bllokimin në Kuvend, që sipas tij po e bën LDK-ja.
/Reporteri.net/
Përplasja Rama-Kurti për buxhetin e komunës, ‘përzihet’ pak edhe Murati: Për bllokim ankohu në LDK
Për deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, se “në vjeshtë i duhet të gjejë një punë tjetër”, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Besnik Mustafa, shkruan Reporteri.net.
Ai e ka quajtur të papjekur Kurtin, e fëmijë ngucakeq.
Sipas tij, Kurti me inatin e njëjtë fëminor është sjell gjithë jetën e tij, dhe siç thotë ai i till do të mbetet.
“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë. Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
/Reporteri.net/
Përplasja Rama-Kurti për buxhetin e komunës, ‘përzihet’ pak edhe Murati: Ankohu në LDK
Deputeti i LDK-së, Paris Guri ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Kryetarin Përparim Rama se në “vjesht duhet të gjejë punë tjeter”.
Ai ka shkruar se kështu kanë thënë edhe para katër vitesh, por diçka e tillë i ndodhi Arben Vitisë të VV-së.
“Qështu i thojshin edhe para 4 vjete Përparimit, po i vetmi që e ka pas ndërru vendin e punës ka qenë Arben Vitia”, ka shkruar ai në Facebook, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, përkohësisht ishte bërë udhëheqës i një laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.
Në vendosjen e gurëthemelit të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, Kryetari Përparim Rama i tha Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të takohen e të bashkëpunojnë për projektet e mëdha të kryeqytetit të cilat kanë mbetur të bllokuara.
Por për këto projekte madhore, Kurti i tha Ramës se planet shumëvjeçare duhet të bëhen “mbase me dikë tjetër, e Rama “pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.
/Reporteri.net/
Përplasja Rama-Kurti për buxhetin e komunës, ‘përzihet’ pak edhe Murati: Ankohu në LDK
Në përplasjen që patën sot në vendosjen e një gurëthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama, tani është përfshirë edhe Ministri në detyrë, deputeti i VV-së, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Rama sot iu drejtuar Kurtit me kërkesën për zhbllokimin e buxhetit të Komunës, e për këtë Murati ka thënë se përshkak që opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe buxheti i tri komunave.
Sipas tij, ankesa e kryetarit Rama duhet të jetë në adresën e LDK-së, e cila siç thotë ai s’po e voton konstituimin e Kuvendit.
“Megjithatë, mos-hyrja në fuqi e Buxhetit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka ndalur Përparim Ramën dhe LDK-në që të nënshkruajnë kontrata milionëshe e të shpallin tenderë milionësh pa kurrfarë mbulese në stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kështu Ligjin për Financa Publike dhe atë të Prokurimit Publik. Për këto shkelje, do të duhej qëmoti të ishte aktivizuar prokuroria, por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga ana e tyre”, ka shkruar mes tjerash Murati në Facebook.
Në gurëthemelin e çerdhes në Bardhosh paraditen e së hënës, Rama kërkoi nga Kryeministri në detyrë që të zhbllokojë buxhetin e Komunës së Prishtinës, pasi siç deklaroi ai përfshihen edhe projekte të mëdha, ku përmendi unazën e kryeqytetit në vlerë 206 milionë euro.
Duke iu referuar projekteve madhore, Kurti tha se ato kërkojnë planifikim afatgjatë dhe la të kuptohet se një bashkëpunim i tillë mund të ndodhë “ndryshe, mbase me dikë tjetër”, duke shtuar se “kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.
“Së pari, fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore. Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, tha Kurti.
/Reporteri.net/
Në vendosjen e gurëthemelit të një çerdheje të re në Bardhosh të Prishtinës, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, patën edhe një përplasje deklaratash mes vete, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari Rama kërkoi nga Kurti që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit dhe theksoi rëndësinë e projekteve madhore për Prishtinën, si unaza e qytetit me një vlerë prej 206 milionë eurosh.
Ai shtoi se ndonëse çerdhja është një hap pozitiv, projekte të tilla janë të vogla krahasuar me nevojat reale të kryeqytetit. Rama gjithashtu theksoi mungesën e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Kryeministrin gjatë katër viteve të fundit.
“Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror edhe kryeqytetit, edhe po e shohim tash një fillim të mirëfilltë këtu me një çerdhe në Bardhosh. Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet, që unë kisha dashur me ju lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar, bartja po ashtu. Projekte të mëdha si unaza e kryeqytetit që është 206 milionë, 82 janë, edhe ato mundemi me i shty përpara. Janë projekte për kryeqytetin. Po ashtu të takohemi, se nuk jemi takuar ende këto katër vjet unë e kryeministri për të mirën e kryeqytetit. Pra, edhe këto projekte janë minore në raport me projektet tjera madhore që janë me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Të bëhemi bashkë e t’i grahim proceseve të mëdha, e jo këtyre të voglat” , tha Rama.
Si kundërpërgjigjje, Kurti tha se çdo çerdhe ka rëndësi dhe nuk mund të quhet projekt minor.
Ai theksoi se ka pasur takime me kryetarin Rama dhe se vetëm në fushën e arsimit janë investuar mbi 12 milionë euro në kryeqytet. Duke iu referuar projekteve madhore, Kurti tha se ato kërkojnë planifikim afatgjatë dhe la të kuptohet se një bashkëpunim i tillë mund të ndodhë “ndryshe, mbase me dikë tjetër”, duke shtuar se “kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër.”
“Së pari, fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore. Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, tha Kurti.
/Reporteri.net/