×
  • Lajme
  • Lajme

    Mendimi për motin: Mot stabil me më shumë diell ditëve të para të majit, temperaturat mbi 20C

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 23:53

    Mendimi për motin – 25.04.2025 – Trendet dyjavore

    Shtrirja e fushave anticiklonike përgjatë Europës lindore, por dhe mbi Ballkan gjatë javës vijuese favorizon kushte të motit më të qëndrueshëm në vend. Po parashihen më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat luhaten përreth mesatareve me tendencë të rritjes mbi 20C duke kaluar në ditët e para të majit. Minimalet fillimisht zbresin në 3C e 4C, por më pas shënojnë rritje deri në 8C e 10C. Tek nga fundjava e parë e majit, mund të ketë një destabilizim të motit me rrebeshe e bubullima, që vazhdojnë ditëve të para të javës së parë të majit. Mirëpo në aspektin termik temperaturat luhaten përreth normaleve, me maksimale deri në 22C e 25C.

    Në pjesën e dytë, pas datës 7 sërish ka gjasa që kushte stabile të dominojnë në vend, që sjellin mot kryesisht me diell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!