×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, lansohet kampanja vetëdijësuese për ndryshimet klimatike dhe pasojat në Kosovë

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 14:20

    “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër” është fushata vetëdijësuese për ndryshimet klimatike dhe nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit qytetar në Kosovë për mjesidin.

    Në një postim të rrjetet sociale, është përzgjedhur një temë e veçantë e gati provokouese për t’i nxitur qytetarët e Kosovës të reagojnë pozitivisht ndaj ruajtjes së mjedisit dhe ndryshimet negative të viteve të fundit.

    Ku shkuan lumenjtë e dikurshëm dhe pyjet plotë gjelbërim? Janë vetëm disa nga thirrjet emocionale që fushata ka përzgjedhur përmes fotografive të vendbanimeve të hershme në Kosovë duke synuar nxitjen e një lidhje emocionale të qytetarëve më të kaluarën.

    “Sot ju ftojmë të gjithëve të “mendoni gjelbër”, duke rishqyrtuar ndikimin tonë të përditshëm ndaj natyrës. Veprimet tona kanë pasojat e tyre të dukshme kudo në Kosovë. Çdo zgjedhje, çdo veprimi i joni sot ka rëndësi” thuhet mes tjerash në postim.

    Fushata vjen si një inciativë kosovare për më shumë ndërgjegjësim të publikut për mjedisin, ndryshimet klimatike dhe pasojat negative në Kosovë.

    Iniciativa dhe projekte të shumta në fushën e mjedisit, të ndryshimeve klimatike dhe veçmas rritjen e vetëdijes së publikut në Kosovë për këtë fushë janë mbështetur në vazhdimësi nga organizata e shtete të huaja, në veçanti Qeveria gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!