Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen se kjo është një tragjedi shumë e rëndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.
“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afër dhe t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju që me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku kah ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmë se ishin të djegura zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vet. Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pasë fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno-terapi”, u shpreh një dëshmitar okular.
Ndërkohë, një tjetër dëshmitar hedh dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, duke pasë parasysh se kohë më parë persona të panjohur tentuan t’i dëmtojnë gypat e oksigjenit.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Kjo nuk përshkruhet me fjalë dhe mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme. Se njëherë gypat i prenë për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”, u shpreh një tjetër dëshmitar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.