Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë të formohen kushte për shtresa mjegulle, që deri nga mesdita më pas shpërndahen.
Temperaturat minimale mbesin më të ulëta duke zbritur në 3C e 6C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 20C, ndërkohë që në pjesë ku mjegulla mbetet më gjatë, mund të jenë më të ulëta për 4C e 5C, njofton Prishtina Weather.
Vransira kalojnë ditën e enjtë dhe premtë, por kryesisht të shtresave të larta, pa penguar rrezet e diellit të depërtojnë në sipërfaqe. Në fundjavë vazhdojnë kushte të qëndrueshme, me mot të thatë, me më shumë diell të shtunën, e të dielen me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mbeten kushte për mjegull, që deri nga mesdita më pas largohet. Temperaturat maksimale pa ndonjë lëkundje të madhe, shkojnë deri në 18C e 20C, e minimalet zbresin në 2C e 5C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.