×
  • Lajme
  • Lajme

    Mëngjesi sot i ftohtë dhe me ngrica, gjatë ditës mban mot i kthjellët dhe me diell

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 8:19

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.


    Në mëngjes ngrica dhe ftohtë, viseve të ulëta me mundësi për mjegull.

    Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!