×
  • Lajme
  • Lajme

    Menjëherë pas heqjes së reciprocitetit, Lajçak planifikon të vizitojë Kosovën

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 11:45
    Miroslav Lajçak. Fotografi nga arkivi.

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, planifikon të marrë rrugë drejtë të dyja vendeve më mundësinë e parë.


    “Lajçak planifikon të udhëtojë drejt Kosovës dhe Serbisë sapo të krijohen kushtet që lejojnë diskutimin e modaliteteve për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me të gjitha palët”, është thënë nga Zyra e Lajçak.

    “Një datë e saktë ende nuk dihet”, theksohet në përgjigje.

    Rikthimi në dialog i Prishtinës dhe Beogradit theksohet se është esenciale për përparimin në rrugën evropiane.

    “Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special, Miroslav Lajcak, po shohin bashkërisht bashkëpunim me Qeverinë e re të drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti drejt përparimin në marrëdhëniet BE-Kosovë. Pandemia e koronavirusit dhe pasojat e saj do të jenë sfidë e përbashkët. Ne duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën evropiane. Një rinisje e shpejtë e dialogut Beograd-Prishtinë e lehtësuar nga BE është kyçe për normalizimin gjithëpërfshirës në marrëdhëniet me Serbinë”, thonë ata.

    Ndryshe, Kosova ka hequr reciprocitetin ndaj Serbisë, duke hapur kështu rrugë për të rinisur dialogu i bllokuar nga 2018-a.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!