×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Mërgim Lushtaku publikon foto me babain e tij Samiun: Krenar që të kemi

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 14:33

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar sot një foto me babain e tij Samiun, ky i fundit nënkryetar i partisë, dhe nënkryetar i komunës së Skenderajt.

    Mërgimi ka shkruar se është krenar për babain e tij, përcjell Reporteri.net.

    “Krenarë që të kemi ❤️!”, ka shkruar Mërgimi.

    Kujtojmë se mbrëmë Sami Lushtaku u ftua për t’u paraqitur në zyrat e EULEX-it.

    Pas një ore Lushtaku u lirua, por atij iu konfiskua telefoni. Këtë e konfirmoi për Reporteri.net djali i tij, Mërgim Lushtaku.

    Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, Specialja pati zhvilluar një seri bastisjesh ndaj ish-këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi, si Blerim Shala dhe Artan Behrami.

    Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa me 22 vjet burgim për krime lufte si dhe janë shqiptuar dënime për pengimin e drejtësisë për dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj./Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!