×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    Mërgim Lushtaku thotë se PDK’ja nuk do ta votojë nesër Kryeparlamentarin: Absolutisht jo

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 17:40

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se PDK nuk do ta votojë nesër kryeparlamentarin, shkruan Reporteri.net.

    Lushtaku, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK’së,  tha se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar.

    “Si parti i analizum të gjitha rrethanat politike… Jo, absolutisht jo.”, ka deklaruar Lushtaku, kur u pyet për votimin për kryeparlamentarin.

    Anëtarët e tjerë të Kryesisë s’janë deklaruar rreth vendimeve që u morën, duke thënë se për këtë do të lëshohet komunikatë.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!