×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Flet deputeti

    Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 13:25

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka treguar se pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar lëshoi seancën. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim.

    Të gjithë deputetët e PDK-së, u panë duke dalë menjëherë nga salla, por jo edhe Mërgim Lushtaku. Ai qëndroi në sallë, derisa në një moment u pa edhe shefi i grupit parlamentar, Arian Tahiri duke e “lutur” të dalë nga salla.

    Lushtaku tha se këtë veprim e bëri për të parë reagimet e deputetëve të VV-së me talljen që po ia bëjnë shtetit të Kosovës.

    “Nuk është i aq i rëndësishëm qëndrimi im aty, apo moslargimi nga seanca. Ne kemi dhënë zotim që për shkak të datës 16 shtator, kur do të vendoset për fatin e Kosovës, ne kemi qenë dakord që të vazhdojmë tutje me konstituimin e Kuvendit. Me këtë qëllim kemi ardhur në seancë, sepse kemi menduar që me të vërtetë Kuvendi po konstituohet. Qëndrimi im aty është m shumë me tregu se në çfarë gjendje ka ardhë Kosova dhe kam dashtë me i pa reagimet e tyre nga afër dhe si do të vazhdojnë tutje. Kam dashtë me i pa fytyrat e tyre se si zgërdhihen dhe vazhdojnë të luajnë me fatin e Kosovës”, tha Lushtaku në T7. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!