×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët drejt Kosovës për pushime, deri në 30 minuta pritje në Merdare

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 15:00
    Ashtu siç edhe është pritur, këtë fundjavë shumë bashkatdhetarë tanë, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë mësyrë Kosovë për pushime.

    Pavarësisht faktit se numër i madh i mërgimtarëve kosovarë janë duke hyrë në Kosovë, përmes pikave kufitare me Serbinë, gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar kolona dhe pritje të gjata në kufi.

    Sipas matjeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje më të gjata sot në mesditë janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar të Merdares, ku për të hyrë në Kosovë pritet rreth 30 minuta, kurse në dalje të Kosovës 10-15 minuta.

    Ndërsa, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet 10-15 minuta, kurse në pikëkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 5 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!