Mërgimtarit kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Kosovë.
Fluksi në kufi ka filluar të shtohet në dalje të Kosovës, ndërsa pikat më të ngarkuara aktualisht janë ajo në Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, shkruan Reporteri.net.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Medare pritjet për të dal nga Kosova shkon deri në 30 minuta, te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë deri në 20 minuta.
Kujtojmë se në prag të festave të fundvitit mërgimtarët kanë pritur deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë, ndërsa sipas autoriteteve afro 130 mijë mërgimtarë kanë ardhur vetëm përmes kufijve tokësor gjatë muajit dhjetor. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.