×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët që jetojnë në Zvicër “marshojnë” në Kosovë për Bajram, 40 fluturime janë shtuar nga heqja e karantinës

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 11:27

    Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.


    Ardhja masive ka nisur nga vikendi që lamë pas, e deri në mesin e kësaj jave, kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe nga shtete të tjera.

    As çmimet e larta të fluturimeve që variojnë nga 250 deri në 350 euro për biletat njëdrejtimëshe nuk i kanë penguar kosovarët që të bëjnë rezervime për të festuar Fiter Bajramin me familjet e tyre në Kosovë.

    Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës ka thënë për Reporteri.net se që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit Maj.

    “Nëse i referohemi fluturimeve deri me datën 13 maj janë shtuar rreth 16 fluturime prej atyre që kanë qenë të parapara, 14 janë nga nga Zvicra, kurse 2 nga Gjermania”, ka thënë Gara për Reporteri.net.

    Ky fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në ekonominë kosovare e cila është goditur tej mase nga pandemia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!