×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët rrahin një laborant në Podujevë, donin që testin e Covid-19 ta bënin negativ me dhunë

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 12:58

    Një laborant është sulmuar në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme ( e enjte), në Podujevë. Burrë e grua bënë testin për Covid19, por që rezultatet nuk i morën ashtu siç deshën.


    Dyshohet se njëri doli pozitiv e tjetri negativ, dhe kjo bëri që çifti në fjalë të konfrontohet me laborantin i cili edhe iu kumtoi rezultatet.

    Siç shkruan Indeksonline çifti i cili besohet se jeton në një nga shtetet perëndimore, kërkoi me ngulm që edhe testi tjetër të ishte negativ.

    Sipas këtij raportimi, laborantët kanë refuzuar një kërkesë të tillë, gjë e cila bëri që çifti në fjalë të acarohej edhe më shumë.

    Për më shumë pamjet mund t’i shihni më poshtë.

    https://www.youtube.com/watch?v=7aMohxjFmGg

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!