×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtarët thyejnë rekord: Dërguan mbi 351 milionë euro për 4 muaj në Kosovë

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 11:05

    Kosovarët që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të dërgojnë shuma të madha parash çdo muaj. Ata nga viti në vit thyejnë rekordin e remitencave.

    Seenews.com, shkruan se totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 5.4% nga viti në vit.

    Mërgimtarët dërguan 351.5 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore.

    Vetëm në prill, gjithsej remitencat e huaja arritën në 110.1 milionë euro, nga 90.5 milionë euro në prill 2021, sipas shifrave preliminare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

    Totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 1.15 miliardë euro në vitin 2021 nga 979.9 milionë euro në vitin 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!