Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi dhe drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu, bënë pranimin e autoambulancës së 7-të të siguruar nga bashkatdhetari në Suedi, Blerim Selimi nga fshati Kuqicë, i cili përveç komunës së Skenderajt ka dhuruar edhe tri autoambulanca për komunat e tjera në Kosovë.
Kryetari Bekim Jashari me këtë rast ka falënderuar Selimin dhe spitalin e qytetit Jönköping në Suedi.
Ai ka thënë se si komunë krahas pranimit të këtyre autoambulancave nga donatorët, janë në procedurë të blerjes edhe të një autoambulance tjetër si dhe furgonit për nevojat e transportit të pacientëve që janë në hemodializë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.