×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari i del në ndihmë policit kosovar: Me gjithë zemër do t’ia jap 3 mijë euro për shërim

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 15:52

    Familja e policit, Haki Gërguri, të aksidentuar dy ditë më parë në komunën e Obiliqit, nuk po mund ta përballojnë shumën financiare prej 3 mijë eurosh për shërimin e tij.


    Familja kërkuan nga personat vullnetmirë që të ndihmojnë me mjete financiare, në mënyrë që të arrihet shuma e nevojshme për operimin e Haki Gërgurit e më pas trajtimin e tij të mëtutjeshëm, shkruan Reporteri.net.

    E menjëherë pasi lajmi doli në media, humanizmi që kosovarët e kanë për njëri-tjetrin doli në pah. Një mërgimtar në lajmin e publikuar në faqen në Facebook të Reporterit, është ofruar që të dhurojë shumën totale prej 3 mijë eurosh për të ndihmuar policin kosovar.

    Mërgimtari i cili me sa duket jetën në Zvicër, ka kërkuar nga familja që ta kontaktojnë.

    “Përshëndetje, nëse qekaq Ngusht kan ardh istucionet e Kosovës, atëher und i dal në krah këtij vllau Policë.
    3.000 euro me gjith zemër doja jap.
    Ju lutem me kontaktoni ne Privat familja e këtij Polici….
    JU FALIMINDERIT
    Me Rrespekt
    A. Sylqevci”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, pak më parë edhe ish deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri dhuroi shumën prej 1 mijë eurosh për shërimin e policit kosovar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!