Mërgimtarët kosovarë shpeshherë ndodhë të sulmohen në rrugët e Serbisë përderisa janë duke udhëtuar.
Një rast i tillë, këtë herë ka ndodhur në Nish të Serbisë, ku një mërgimtar është sulmuar nga serbët.
M.B, 33-vjeçar i ka thënë lajmi.net se është sulmuar me gurë nga serbët ku i kanë shkaktuar dëme në veturë.
Po ashtu, brenda veturës ishin gruaja edhe fëmijët e tij të cilët janë frikësuar. Të njëjtët po udhëtonin për në Austri.
Theksojmë se sulmi vjen pas triumfit të kombëtares së Kosovës në Sofje të Bullgarisë. Ndeshje kjo në të cilën u dëgjuan thirrje ultra-nacionaliste “Kosova është Serbi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.