Festat e fundvitit zakonisht i sjellin mërgimtarët në atdhe. Dashuria për vendlindjen por edhe masat ekstreme që janë marrë në shumicën e shteteve perëndimore ku jetojnë shumë kosovarë i kanë shtyrë ata të nisen që festat t’i kalojnë në vendlindje.
Kolona të gjata janë krijuar në kufinj. Pamjet nga aje tregojnë qindra mërgimtarë teksa presin në rend për të ardhur tek më të dashurit e tyre.
E disa gëzimin po e shprehin në mënyra të tjera, shkruan Reporteri.net.
Në një video që po qarkullon, shihet një mërgimtar nga Gjermania teksa vozitë 300km/h.
Sipas informacioneve ai jeton në Gjermani dhe tani ia ka mësyer Kosovës, për të kalua këtu festat e fundvitit.
Kujtojmë se shumica e mërgimtarëve nuk kanë mundur që ta vizitojnë Kosovën gjatë verës për shkak të pandemisë së coronavirusit gjë që e ka dëmtuar ekonomikisht shumë Kosovën. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.