Gazetari Valon Syla është sulmuar sot në rrugët e Prishtinës pas disa deklaratave që ai kishte bërë në lidhje me mërgimtarët.
E një kosovar që jeton në diasporë ka reaguar duke thënë se ai nuk do ta sulmonte kurrë një gazetar pavarësisht opinionit të tij për mërgatën.
Shkrimtari që jeton në mërgim, Driton Smakaj, thotë se kushdo që e ka sulmuar Valon Sylën “nuk e ka bërë në emër të tij”.
“Edhe unë jam i diasporës. Kurrë e përjetë nuk e kisha sulmue asnjë gazetar për çfardo ofendimi ndaj meje. Kushdo që e ka sulmue, jo në emrin tim. Marre! Marre!
Liria e shprehjes është baza e demokracisë!#freedomofspeech #freedomofchoice”, shkruan ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.