Mërgimtari Mehdi Fana, pretendon se gjatë rrugës me veturë për në vendlindje në Serbi i janë vjedhur para dhe ari me vlerë mbi 3 mijë euro.
Fana thotë se në veturë kanë pasur rreth 1 mijë e 400 euro dhe disa stoli ari në vlerë mbi 2 mijë e 500 euro.
“Tu ardhë në Kosovë e kemi vërejt se ka pasur diçka si vjedhje, na kanë plaçkitur diku 1 mijë e 400 euro dhe ari nuses në vlerë 2 mijë, 2500 euro”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Fana ka bërë apel që qytetarët të mos lënë gjërat e tyre me vlerë në veturat e tyre derisa kalojnë nëpër Serbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.