×
  • Lajme
  • Lajme

    Merovci, tregon arsyet se pse Posti i Presidentit i takon LDK-së

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 9:10

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Adnan Merovci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të jetë e vetëdijshme se t’i fitosh zgjedhjet jo domosdoshmërisht je e privilegjuar në përzgjedhjen cilësore dhe sasiore të “hiseve” qeverisëse, ndërsa, sipas tij, VV-ja dhe LDK-ja bashkë do ta ndihmonin njëra tjetrën, sepse dështimi parcial i njërës e prek tjetrën.


    Merovci, në një postim në Facebook, ka shkruar se “programet qeverisëse të VV-së dhe LDK-së janë harmonizuar në plotni. Ndarja e ministrive është definuar. Kryeministri VV-së dhe kryekuvendari LDK-së po ashtu është punë e kryer”.

    Sipas tij, deri këtu si nga sasia si nga cilësia ndarjet janë bërë në bazë të mirëbesimit dhe partneritetit. Megjithatë, LDK është mangu nga kompetencat qeverisëse edhepse në shikim të parë duket se janë të barabarta.

    “Pozita e Presidentit dhe atribuimi i së drejtës për ta propozuar LDK-ja kur t’i vijë koha është më se legjitime dhe këtu duhet VV-ja të reflektojë 100 %”, ka shkruar ai në Facebook.

    Postimi i plotë i Merovcit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!