×
  • Lajme
  • Lajme

    Merovci tregon detaje për takimin e Rugovës me Millosheviqin në Beograd

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 21:34

    Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka folur në Pressing rreth takimit të Ibrahim Rugovës më Sllobodan Millosheviqin në Beograd.


    Merovci tha se një ditë para takimit presidentit Ibrahim Rugova u kishin thënë që “Presidenti Millosheviq ju pret në takim, nesër në orën 9:00″.

    “S’ka kushte për takim. Ne i kemi kryer bisedat’, citon Merovci fjalët kundërshtuese të Rugovës. Thekson se atë natë nuk kishin mundur fare të bënin gjumë.

    Të nesërmen erdhën në orën e caktuar 09:00, thotë Merovci.

    “Frika më e madhe e imja ka qenë se do të më detyrojnë të kthehem, do të më ndanin nga Rugova”, thotë Merovci në Pressing në T7.

    “Millosheviqi i kishte vu përpara një letër Rugovës për ta nënshkruar”. Sipas tij ajo ishte një ‘deklaratë e përbashkët për media’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!