×
  • Lajme
  • Lajme

    Merr flakë trafoja e rrymë duke rrezikuar qytetarët, KEDS-i në heshtje

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 13:20

    Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në një trafo të rrymës në lagjen Bair të Mitrovicës.


    Sipas banorëve shpërthimi ka ndodhur nga pakujdesia e KEDS-sit, shkruan Reporteri.net

    “KEDS e kanë lanë keq. Për fajin e tyre u rrezikuan banorët dhe shtëpitë”, ka thënë një qytetar për Reporterin.

    Mirëpo, Reporteri.net ka provouar disa herë të kontaktoj me KEDS-in, por nuk ka arritur të marr ndonjë përgjigje në lidhje me rastin.

    Gjithashtu, Reporteri.net ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, mirëpo ky i fundit tha se nuk është raportuar për ndonjë incident të tillë.

    “Nuk është raportuar asgjë në lidhje me këtë rast e as policia nuk ka dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net

    Por, përkundër se KEDS-i nuk është përgjigjur telefonatav të Reporteri.net dhe se zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti tha se nuk është raportuar ndonjë gjë e tillë, videoja flet ndryshe.

    Më poshtë gjeni videon, ku një banor i lagjës kap momentin teksa shpërthen një trafo e rrymës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!