Ndërkohë që festat e fundvitit po afrohen, kryeqyteti tashmë ka nisur të dekorohet, pikërisht në ditën e parë të muajit nëntor, shkruan Reporteri.net.
Në orët e para të mëngjesit kanë nisur përgatitjet për vendosjen e bredhit dhe dekorimeve të tjera në sheshet e kryeqytetit.
Kujtojmë se vitin e kaluar Komuna e Prishtinës ka marrë kritika të shumta për vonesat në dekorimin e qytetit për festa.
Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte ndarë 75 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.