×
  • Lajme
  • Lajme

    Merr mësim nga viti i kaluar, Komuna sivjet nis herët dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 11:38

    Ndërkohë që festat e fundvitit po afrohen, kryeqyteti tashmë ka nisur të dekorohet, pikërisht në ditën e parë të muajit nëntor, shkruan Reporteri.net.


    Në orët e para të mëngjesit kanë nisur përgatitjet për vendosjen e bredhit dhe dekorimeve të tjera në sheshet e kryeqytetit.

    Kujtojmë se vitin e kaluar Komuna e Prishtinës ka marrë kritika të shumta për vonesat në dekorimin e qytetit për festa.

    Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte ndarë 75 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!