Përmes një komunikate për media Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K. Sh..
I pandehuri me datë 19.10.2019, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, ka organizuar transportimin në mënyrë ilegale të dëmtuarit R. O., për në shtetin e Belgjikës, nga i cili më pas do të merrte shumën prej 3.500 Euro me të arritur në destinacionin e caktuar.
Pas veprimeve të zyrtarëve policorë, i pandehuri është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘kontrabandimi me migrantë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.