Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë vendimin për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në autoudhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës.
Po ashtu me këtë vendim, revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës.
“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në autoudhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në vendim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.