×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi, AAK-ja e mbështet Lutfi Hazirin në Gjilan

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 18:46

    Dega e AAK-së në Gjilan ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës ta mbështesin kandidatin e LDK-së, Lutfi Haziri.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar vendimin, në të cilin thuhet se nga data 30 nëntor, Lutfi Haziri është kandidat edhe i AAK-së.

    Ndryshe, zgjedhjet lokale në raundin e dytë për komunat të cilat janë në balotazh do të mbahen më 14 nëntor.

    Pas numërimit të të gjitha votave të raundit të parë, Alban Hyseni nga radhët e VV-së është i pari me 44.43% të votave, i ndjekur nga Lutfi Haziri i LDK-së me 43,81%.

    Në vendin e tretë është Leonora Morina Bunjaku e PDK-së me 8.24%,kurse në vendin e katërt renditet Nazim Gagica i AAK-së me 2.45%. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!