Masat e reja anti-Covid që po aplikohen në Kosovë pas shtimit të rasteve me virusin kanë shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët dhe tek pronarët e bizneseve.
Në një video që po qarkullon në internet, shihet se cfarë tensione ka shkaktuar mes policëve dhe pronarëve të një biznesi në Mitrovicë moszbatimi me përpikmëri i masave.
Ora policore që fillon nga ora 22:00 dhe mbyllja e lokaleve që duhet të bëhet në 21:30 ka bërë që shumë biznese të gastronimisë të ndahen të pakënaqura.
Në bazë të masave të reja lokalet duhet të jenë të mbyllura në ora 21:30, ndërsa bizneset po fillojnë përgatitjen për mbyllje po në atë kohë, duke u vonuar disa minuta në mbylljen totale të lokalit.
Një situatë e tillë po ka për pasojë shqiptimin e gjobave të cilët janë të shtrënguar ti zbatojnë masat me përpikëri ashtu sic edhe ishte paralajmëruar nga qeveria.
Më poshtë e keni videon e ngjarjes në Mitrovicë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.